Availability

General

Një mikpritje e ngrohte ju pret tek Hotel Xheko Imperial, i pozicionuar në një kënd të qetë të një prej lagjeve me ekskluzive të Tiranës të quajtur “Blloku”. Hotel Xheko Imperial i njohur ndryshe dhe si Carlsberg, ofron standarde të larta perëndimore të gërshetuara mirë me traditat dhe mikpritjen shqiptare. Afërsia me shume institucione shtetërore dhe private, si dhe disa nga misionet e huaja më të rëndësishme që janë aktive në Shqipëri, e bëjnë Hotel Xheko Imperial një zgjedhje të mirë si për biznesmenët ashtu edhe turistët e huaj. Për me tepër duke pasur pranë edhe Parkun e Madh të Tiranës, ofron mundësi mjaft të mira për të vrapuar në ajër të pastër. Ambjenti i brendshëm i hotelit është luksoz, por me një ngrohtësi mesdhetare që vjen nga vetë arkitektura e hotelit, ku janë përdorur me hijeshi tulla dhe tjegulla. Intimiteti, komoditeti, arkitektura e veçante dhe shërbimi i shkëlqyer e kanë bërë aq të njohur sa shpeshherë vendasit, por edhe të huajt e përdorin si pikë orientimi për zonën ku gjendet.  Hotel Xheko Imperial ka 3 dhoma dopjo Premium, 3 dhoma dyshe Premium, 7 dhoma teke Premium, 6 dhoma De Luxe, 9 dhoma Imperial dhe 1 apartament.


Shërbimet

Parkim
WiFi falas
Transferim nga aeroporti
Restorant
Shërbim dhome
Ndalohet duhani!
Bar

Vendndodhja në hartë

We are sorry, there are no reviews yet for this accommodation.