Panairi MITT Moscow 2017

previous arrow
next arrow
Slider

Me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në Panairin e Mitt 2017 të Moskës, i cili u mbajt më 14-16 Mars.
Me pjesëmarrjen e KLSU Travel me përfaqësuese zonjën Suzana Karagjozi, Union Travel, Globus Travel, Hotel Splendor, etj, stenda shqiptare ka pasur një numër të madh të vizitorëve në ditën e parë, gjë që ka treguar një interes të veçantë për vendin tonë.
Interes të lartë kanë treguar gjithashtu disa nga operatorët më të mëdhenj rusë, të cilët kanë kërkuar informacione të mëtejshme për vendin tonë dhe potencialin turistik, jo vetëm gjatë sezonit veror.
Një takim i rëndësishëm i koordinuar nga drejtuesit e FAM Trip të Qershorit 2016 të organizuar nga KLSU Travel, ishte ai i Drejtorit të Përgjithshëm të AKT z. Ardit Çollaku me përfaqësuesit e një prej kompanive më të mëdha të fluturimit në vend “RusLine”, ku u diskutua rreth mundësisë së fillimit të fluturimeve direkte me Shqipërinë si një destinacion i ri për tregun rus.
Nga ana e tyre, drejtori i përgjithshëm i kompanisë RusLine Alexey Donchenko konfirmoi interesin e tij dhe disa operatorëve rusë turistikë për të filluar fluturimet e drejtpërdrejta me vendin tonë duke filluar këtë sezon veror.
Gjatë takimeve të ndryshme që u zhvilluan, morën pjesë Ambasadori i Shqipërisë në Moskë, z. Arben Gazioni, i cili gjithashtu pati rastin të takohet me pjesëmarrësit e pranishëm në stenda, duke i falënderuar ata për pjesëmarrjen.
KLSU Travel së bashku me operatorët më të mëdhenj rusë po finalizojnë zhvillimin e turizmit të qytetarëve rusë në Shqipëri dhe anasjelltas; Në të njëjtën kohë, ata janë të interesuar në zhvillimin e investimeve në infrastrukturën hoteliere me standarde më të larta.

Leave a Reply

Note: Comments on the web site reflect the views of their authors, and not necessarily the views of the bookyourtravel internet portal. Requested to refrain from insults, swearing and vulgar expression. We reserve the right to delete any comment without notice explanations.

Your email address will not be published. Required fields are signed with *

*
*