Asistencë 24/7 (+355) 68 20 74 045[email protected]Rruga Qemal Stafa P31 III C, TiranëHyrja për partnerëtUdhëtimet e mia
HyrPlanifiko udhëtimin
Kreu / Rreth nesh

Rreth nesh

Historia jonë

Njëzet e pesë vjet udhëtime, të planifikuara nga një zyrë në Tiranë.

Që nga viti 1992, “KLSU Travel” është një nga agjensitë më të rëndësishme në Shqipëri që ndodhet në zemër të kryeqytetit, Tiranë. Shumë vite “KLSU Travel” ka bashkëpunuar me operatorët turistikë evropianë dhe sidomos me Federatën Ruse në organizimin e turizmit – hyrje dhe dalëse, në vende dhe rajone si Ballkani, Rusia, Evropa, Azia etj. Gjatë kësaj kohe ka shumë turne të organizuara në Federatën Ruse: turne individuale dhe grupore, turne mjekësor në mikrokirurgjinë IRTC Eye Institute me emrin “Fedorov”. Ne organizojmë turne njëditore, udhëtime në vendet historike të Shqipërisë, si dhe turizëm familjar në plazhet më të mira të Shqipërisë si detin Adriatik dhe Jon. KLSU Travel ofron të gjitha shërbimet në vijim:

  • Akomodimi në hotele në Shqipëri, Federatën Ruse dhe vendet evropiane
  • Transporti dhe transfertat turistike
  • Ekskursione dhe vizita në objekte interesante me rëndësi historike dhe kulturore
  • Shërbime profesionale të një stafi të kualifikuar në gjuhë të huaja
  • Mbështetja e vizave për konsumatorët e huaj dhe shqiptarët

Përvoja e gjatë profesionale e kombinuar me teknologjitë moderne të biznesit dhe menaxhimi i avancuar i ka mundësuar kompanisë që të ruajë pozicionin kryesor të saj në tregun e turizmit në vend në Shqipëri.

Qëllimi ynë kryesor:

Promovimi i trashëgimisë kulturore shqiptare.

25vjet në Tiranë
24/7linjë ndihme
4shërbime në një zyrë
Tirana, ku nis çdo udhëtim
Çfarë bëjmë

Një agjenci për gjithë udhëtimin

Rezervoni një pjesë, ose na lini të bashkojmë hotelet, turin dhe transportin në një ofertë të vetme.

Hotele

Qëndrime në Rivierë, në qytetet e gurta dhe në Tiranë, në hotele që i rezervojmë çdo sezon.

Shihni hotelet

Ture hyrëse

Udhëtime me guidë nëpër Shqipëri për vizitorë dhe grupe, me transportin të rregulluar.

Ture në Shqipëri

Ture dalëse

Pushime të shkurtra dhe ture jashtë vendit, me nisje nga Tirana.

Ture jashtë vendit

Makina dhe autobusë

Makina me qira ditore dhe autobusë me shofer me çmim për km.

Shiko flotën
Zyra

Na vizitoni në Tiranë

Adresa
Rruga Qemal Stafa P31 III C, Tiranë
Qendër biznesi, kati 3, zyra C · përballë Sar'Otel
Telefoni
(+355) 68 20 74 045, 24/7
Email
[email protected]
KLSU Travel · Rruga Qemal Stafa
Hartë e vizatuar · jo në shkallë
Licencat

Me licencë dhe të siguruar

Licenca e agjencisë së udhëtimit

Licensed travel agency

Regjistrimi i shoqërisë

Kalama Trans sh.p.k. · NIPT J72224003J

Për partnerët

Keni hotel, ture apo flotë? Shisni përmes KLSU.

Listoni dhomat, turet dhe mjetet, mbani vetë disponueshmërinë dhe çmimet, dhe shihni çdo rezervim dhe pagesë në një vend.

Regjistrohu si partner
Hotele dhe vila
Tur operatorë
Transport