Termat dhe Kushtet bazohen në Ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, në Ligjin nr. 9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin”, i ndryshuar, dhe në legjislacionin tjetër në fuqi.
011. Hyrje
1.1. KLSU Travel (më poshtë “agjencia”) është tour operatori i parë shqiptar që ofron pushime gjatë gjithë vitit. Agjencia punon me staf shumë të kualifikuar dhe me përvojë të gjatë në fushën e shërbimeve.
1.2. Zyra është e hapur nga e hëna deri të shtunën, nga ora 08:00 deri në 19:00; adresa jonë e email-it është e disponueshme 24/7 ([email protected]).
1.3. Adresa e zyrës është si më poshtë:
1.3.1. Rruga Qemal Stafa P31, qendër biznesi, kati 3, zyra C, Tiranë
022. Përkufizime
2.1. Në këtë marrëveshje, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
2.1.1. Agjenci: subjekt juridik i regjistruar që ofron, gjen dhe mundëson udhëtime turistike, bileta udhëtimi për lloje të ndryshme transporti dhe bileta për evente sportive, muzikore dhe argëtuese, kundrejt një tarife.
2.1.2. Rezervim: veprimi i porositjes ose i mbajtjes së një produkti, si udhëtim, akomodim ose paketë turistike. Kryhet nga agjencia, me kërkesë të klientit.
2.1.3. Rezervimi kryhet nëpërmjet faqes online www.klsutravel.com, nëpërmjet kontaktit me zyrën e agjencisë ose nëpërmjet kontaktit me një nga punonjësit e agjencisë.
2.1.4. Konfirmim: a) verifikimi i disponueshmërisë së një rezervimi, ose b) marrëveshja përfundimtare me anë të së cilës klienti shlyen detyrimet ndaj agjencisë dhe agjencia garanton me një akt përfundimtar rezervimin e klientit.
2.1.5. Hotel: një ndërtesë ose një grup ndërtesash të lidhura, të pavarura nga çdo ndërtim tjetër, me jo më pak se 6 dhoma, brenda një trualli të vetëm, ku akomodimi, shërbimet plotësuese dhe komoditetet ofrohen për publikun nga staf i kualifikuar.
2.1.6. Rimbursim: shuma e parave që agjencia është e detyruar t’i kthejë klientit në rast mospërmbushjeje të marrëveshjes nga ana e agjencisë pa ndonjë shkak të arsyeshëm, ose kur ekzistojnë arsyet e përmendura në këtë dokument.
2.1.7. Paketë turistike: kombinimi i përgatitur i shërbimeve, i cili shitet ose ofrohet për shitje dhe që mbulon një periudhë më të gjatë se 24 orë ose që përfshin një natë akomodimi. Paketa turistike përfshin dy ose më shumë komponentë, si: a) transporti, b) akomodimi, c) shërbime të tjera turistike, të pavarura nga transporti dhe akomodimi. Këto shërbime përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të paketës, përfshihen në kombinimin e përgatitur dhe faturohen veçmas.
033. Detyrimet e agjencisë
3.1. Stafi i agjencisë është i detyruar të shpjegojë të gjitha ofertat për të cilat klienti ka shprehur interes. Stafi, brenda orarit të punës dhe në mënyrën e përcaktuar në këtë marrëveshje, është i detyruar t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve.
3.2. Stafi i agjencisë është i detyruar të shpjegojë procedurën që duhet ndjekur që turi të realizohet, sipas kërkesës së klientit. Një nga procedurat është edhe përgatitja e dokumenteve që klienti duhet t’i paraqesë agjencisë.
3.3. Stafi i agjencisë është i detyruar t’u përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme nevojave të klientit në lidhje me rezervimin e hotelit, të transportit etj. Nëse klienti ka zgjedhur një nga paketat e përgatitura nga agjencia, stafi përgjigjet vetëm për hotelin dhe transportin e përcaktuar në paketë.
3.4. Nëse kërkesa bëhet brenda kufijve të përcaktuar në këtë marrëveshje, stafi i agjencisë është i detyruar të mundësojë ndryshimin e akomodimit sipas kërkesave të klientit. Nëse ky ndryshim ka një kosto financiare, kjo kosto përballohet nga klienti.
3.5. Nëse kërkesa bëhet brenda kufijve të përcaktuar në këtë marrëveshje, stafi i agjencisë është i detyruar të mundësojë ndryshimin e transportit sipas kërkesave të klientit. Nëse ky ndryshim ka një kosto financiare, kjo kosto përballohet nga klienti.
3.6. Agjencia deklaron se mban përgjegjësi për çdo ofertë të publikuar në faqen online www.klsutravel.com, në broshurat dhe katalogët e prodhuar nga agjencia dhe për çdo ofertë të reklamuar nga stafi i agjencisë.
3.7. Agjencia nuk mban përgjegjësi për gjendjen e dhomave të hotelit nëse ato nuk janë në gjendjen në të cilën paraqiten në faqen zyrtare online të hotelit, as për veprimet dhe sjelljen e stafit të hotelit në destinacionin e zgjedhur nga klienti.
3.8. Agjencia nuk mban përgjegjësi për anulimin e turit në rast force madhore, shkaqesh natyrore, protestash popullore ose shpalljeje lufte në destinacionin e zgjedhur nga klienti, as për çdo aksident që ndodh si pasojë e këtyre shkaqeve. Zgjidhja arrihet me marrëveshje ndërmjet agjencisë dhe klientit.
3.9. Agjencia nuk mban përgjegjësi për dëmtimin ose humbjen e bagazheve apo sendeve personale në avion, aeroport, port, anije ose hotel.
3.10. Agjencia mban përgjegjësi për dëmtimin ose humbjen e bagazheve apo sendeve personale në mjetet e transportit që ofron agjencia për transportin e klientit nga dhe për në aeroport ose port, ose për turin e qytetit.
044. Të drejtat e agjencisë
4.1. Agjencia rezervon të drejtën të kërkojë çdo dokument të nevojshëm për realizimin dhe rezervimin e turit.
4.2. Agjencia rezervon të drejtën të marrë, në mënyrën e përcaktuar në këtë marrëveshje, çdo pagesë që i detyrohet klienti.
4.3. Agjencia rezervon të drejtën të anulojë një rezervim nëse klienti nuk shlyen të gjitha pagesat siç përcaktohet në këtë marrëveshje.
4.4. Në rast anulimi, agjencia rezervon të drejtën të mbajë nga shuma e paguar nga klienti shpenzimet dhe komisionet e kryera para anulimit.
055. Detyrimet e klientit
5.1. Klienti është i detyruar të shlyejë të gjitha pagesat sipas kësaj marrëveshjeje.
5.2. Klienti është i detyruar të jetë i pranishëm në nisje në orën dhe ditën e caktuar nga agjencia.
5.3. Klienti është i detyruar të japë numrin e saktë të pjesëmarrësve në tur nëse është përgjegjës për grupin.
5.4. Klienti është i detyruar të deklarojë nëse në tur do të marrin pjesë kafshë.
5.5. Klienti është i detyruar të deklarojë nëse në tur do të marrin pjesë të mitur. Të miturit që udhëtojnë në shoqërinë e personave të tjerë duhet të kenë prokurë nga të dy prindërit.
066. Të drejtat e klientit
6.1. Klienti ka të drejtë të përfitojë nga oferta e bërë nga agjencia, sipas të dhënave të dhëna nga stafi.
6.2. Klienti ka të drejtë të kërkojë çdo informacion për turin. Kjo bëhet gjatë orarit të punës së agjencisë dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë marrëveshje.
6.3. Klienti ka të drejtë të kërkojë rimbursim në rast anulimi të turit, ndryshimi të hotelit ose të transportit, ose në rast mospërmbushjeje të marrëveshjes nga ana e agjencisë pa ndonjë shkak të arsyeshëm, ose kur ekzistojnë arsyet e përmendura në këtë dokument.
077. Afatet
7.1. Afati për një rezervim është të paktën 14 ditë para datës së caktuar për turin. Agjencia nuk mban përgjegjësi nëse, edhe brenda këtij afati, nuk ka vende të lira në hotel ose në mjetin e transportit.
7.2. Afatet e anulimit
7.2.1. Nëse rezervimi anulohet nga vetë klienti 21 ditë ose më shumë para turit, klientit i rimbursohet e gjithë shuma e paguar agjencisë. Agjencia rezervon të drejtën të mbajë nga shuma e paguar nga klienti shpenzimet dhe komisionet e kryera para anulimit. Shpenzimet përfshijnë tarifën bankare kur pagesa është bërë me kartë krediti ose debiti.
7.2.2. Nëse rezervimi anulohet nga vetë klienti 10 deri në 20 ditë para turit, klienti përballon tarifat e transfertës dhe 50% të shpenzimeve administrative. Shpenzimet përfshijnë tarifën bankare kur pagesa është bërë me kartë krediti ose debiti.
7.2.3. Nëse rezervimi anulohet nga vetë klienti 4 deri në 9 ditë para turit, klienti përballon tarifat e transfertës dhe 70% të shpenzimeve administrative. Shpenzimet përfshijnë tarifën bankare kur pagesa është bërë me kartë krediti ose debiti.
7.2.4. Nëse rezervimi anulohet nga vetë klienti më pak se 3 ditë para turit, klienti nuk përfiton asnjë rimbursim.
7.2.5. Nëse klienti nuk paraqitet ose largohet nga turi para datës së caktuar nga agjencia, klienti nuk përfiton asnjë rimbursim.
7.3. Procedura e anulimit. Që anulimi të jetë i vlefshëm, klienti duhet të plotësojë formularin përkatës që gjendet në zyrën e agjencisë. Klienti duhet të jetë i pranishëm personalisht ose të përfaqësohet nga një anëtar i grupit të regjistruar për të udhëtuar me të. Në këtë rast, klienti duhet të telefonojë agjencinë për të konfirmuar anulimin, ndërkohë që përfaqësuesi i grupit është ende në zyrë.
088. Çmimi dhe pagesa
8.1. Përcaktimi i çmimit: çmimi i publikuar në faqen online www.klsutravel.com, ose çmimi i dhënë nga stafi i agjencisë, është çmimi përfundimtar i ofertës ose i paketës.
8.2. Përgjegjësia e agjencisë në rast ndryshimi të çmimit
8.2.1. Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshimin e çmimit përfundimtar nëse ky ndryshim bëhet nga hoteli, në rast rritjeje të taksave që paguhen në destinacion dhe detyrimeve të tjera të vendosura nga autoritetet shqiptare ose vendore.
8.2.2. Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshimin e çmimit përfundimtar në periudha të ndryshme të vitit që konsiderohen sezon i lartë turistik në destinacionin e zgjedhur nga klienti.
8.2.3. Tarifat për fëmijët ndryshojnë sipas politikave të hotelit. Agjencia nuk mban përgjegjësi për këto tarifa dhe për ndryshimet e çmimit.
8.3. E gjithë shuma e pagesës shlyhet në momentin e rezervimit. Me marrëveshje me agjencinë, 50% e pagesës shlyhet në momentin e rezervimit dhe 50% shlyhet 14 ditë para ditës së nisjes. Në rast vonese në pagesë, agjencia rezervon të drejtën të anulojë rezervimin. Në periudha të ndryshme të vitit, agjencia rezervon të drejtën të ndryshojë afatin prej 14 ditësh.
8.4. Tarifa bankare
8.4.1. Kur pagesa bëhet me kartë krediti, tarifa paguhet nga agjencia.
8.4.2. Kur pagesa bëhet me kartë në zyrën e agjencisë, palët nuk paguajnë asnjë tarifë.
8.4.3. Kur pagesa bëhet në para në dorë, palët nuk paguajnë asnjë tarifë.
8.5. Shlyerja e çmimit bëhet me këto mënyra:
8.5.1. Në para në dorë, në zyrën e agjencisë ose në zyrat e partnerëve të saj.
8.5.2. Me kartë krediti Visa ose MasterCard, shoqëruar me formularin e autorizimit, kopjen e pasaportës dhe të dhënat e nevojshme të kartës, përfshirë kodin treshifror, të dërguara me faks nëse klienti nuk është i pranishëm në zyrë.
8.5.3. Me kartë krediti ose debiti Visa, MasterCard, Visa Electron dhe Maestro, me POS-in tonë, nëse klienti është i pranishëm në zyrë.
8.5.4. Me transfertë bankare. Të dhënat e llogarisë bankare të agjencisë jepen me kërkesë. Në këtë rast klienti duhet të dërgojë me faks ose me email një kopje të faturës.
099. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
9.1. Në rast mosmarrëveshjeje, agjencia do të bëjë çdo përpjekje për të arritur një zgjidhje me marrëveshje të shpejtë me klientin.
9.2. Agjencia garanton që çdo korrespondencë do të marrë përgjigje brenda afateve të mëposhtme:
- a) jo më vonë se 14 ditë nga marrja e kërkesës së klientit;
- b) jo më vonë se 28 ditë nga marrja e kërkesës së klientit, për një përgjigje të detajuar.
1010. E drejta e autorit
10.1. “KLSU Travel” deklaron se faqet online www.klsutravel.com janë pronë e agjencisë. Agjencia mban përgjegjësi për çdo material të publikuar në secilën prej faqeve.
10.2. “KLSU Travel” deklaron se informacioni mbi akomodimin dhe mjetet e transportit është pronë e faqeve zyrtare online të këtyre akomodimeve dhe mjeteve të transportit. Informacioni në www.klsutravel.com përditësohet shpesh. Agjencia nuk mban përgjegjësi nëse informacioni në faqen zyrtare online të akomodimit ose të mjetit të transportit nuk është i saktë.
10.3. “KLSU Travel” deklaron se në faqet online të agjencisë publikohet vetëm informacioni që pronarët e faqeve online të akomodimeve dhe të mjeteve të transportit e kanë lejuar për publikun. Informacioni nuk dokumentohet personalisht nga stafi i agjencisë.
10.4. “KLSU Travel” deklaron se agjencia nuk zotëron asnjë nga përmbajtjet e përmendura në pikën 10.3.
1111. Miratimi i marrëveshjes
11.1. Kjo marrëveshje miratohet nga aksionarët e “KLSU Travel”.
11.2. Çdo ndryshim i kësaj marrëveshjeje bëhet nga aksionarët e “KLSU Travel”.