Asistencë 24/7 (+355) 68 20 74 045[email protected]Rruga Qemal Stafa P31 III C, TiranëHyrja për partnerëtUdhëtimet e mia
HyrPlanifiko udhëtimin

Razëm – Bogë – Theth – Vermosh

Ky tur, ju jep mundësinë të shijoni një pjesë të papërsëritshme të Alpeve Shqiptare, duke depërtuar deri në zemër të tyre, në Gropën e Thethit. Nga fshati Dedaj, rruga kthen për në Razëm (pikë klimaterike) ose vazhdon drejt pikës tjetër të Bogës, e cila gjendet mes Alpeve dhe është përshkruar nga udhëtarja e famshme angleze Edith Durham në librin e saj “Shqipëria, brenga e Ballkanit”. Pas Bogës, kalohet Qafa e Tërthores dhe mbërrini në pikën turistike të kësaj zone, Thethi, që gjendet rreth 70 km larg Shkodrës. Ky tur ju jep mundësinë të eksploroni shpella të shumta karstike, të shihni ujëvarën e Grunasit në Theth si dhe të ushtroni aktivitete të shumta në natyrë. Vermoshi gjendet në skajin më verior të Republikës së Shqipërisë, dhe ofron gjithashtu një gamë të gjerë aktivitetesh në natyrë.

Vazhdoni të lexoni

Artikuj të ngjashëm